Indice articoli

Gjitonia UngerNdoshta ngë mënd të njihen vetat o bashkësìtë nga llargu: dëftohen neve vetëm tue u jetuar përkrahu atyre, tue i dashur. “Një njohje e madhe ë’ bijë e njëi dashurìe”: ndjenjat, nëse të dëlirë, ngë janë të rreme. Kerkoj te zëmbra e njerìut dhe gjej patëmetësì (/ndershmërì), parimësì, e vërtetë dhe kushtin e mundësìsë fizike, psikike, shpirtërore shpëtuese të njëi bote të globalizuame dhe në ndryshim të shpejtë. Për këtë, pikërisht tue vërejtur atje ku duket e zhdukur zëmbra, kërkoj të gjej gjurmën e ndonjëi mundësìe të aftë të bejë të ringjallet lirìa e brëndshme dhe hapja ndaj tjerëvet.

Ëhj, universaliteti – megjithëse globalizimi përparon – ai çë ngë tjetërson *njëjësìnë (unicitetin) e vetës, atë çë gjejmë tek e brëndshmja klënësì të njerìut, te shpirtërorsìa e zëmbrës së tij.

Për vjet e vjet kërkon kot të ndëlgosh arsyet e ndjenjavet të tu dhe të atyre çë bashkëpranojnë afërì ekzistenciale. Pra, hereherë, i zbulon; janë aty përpara teje, brënda teje; te gjella ndien të shprehurit të tyre të pavetëdijshëm të brëndshëm por në thellësì ishin për tij çuditërisht të panjohura. Idiosinkrazia instinktive, çë nga ca qërò ndieje për zhurmën kulturore, më të shumtën armike, çë u bë sistemi modal për t’u bashkëlidhur – nga vëllazërìa e zbehtë në lidhjet me shokët pune, me gjitonët ngjera te të trashat vegle shprehëse të komunikimit të ndryshëm – ishin shenja, nanì e dukshme, të njëi realiteti të huaj.

Pa-ngeja (/pa-rehatìa) e përhapur çë ndieje tue vrojtuar të ndodhurit rreth teje të veprimeve të njerëzve të bërë më pak njerëzorë se ata çë mbushin kujtimet e njëi të djeshme shumë më e mjerueshme por pa tjetër jo e rënduame nga trishtimi i fshehtë të sotëm, çë mbyt të dëftuarit të atij gëzimi të lashtë bërë me mosgjë o me pak o vetëm me ngushëllim te dhëmbimi i pashmangshëm i ekzistencës.

Ndoshta erdhi qëroi të bëhet të rilulezojë ndihmësìa njerëzore tue rreguluar delegimet ‘vertikale’ politike çë mos të lënë qytetarin jashtë nga pushteti dhe tue rinjohur rëndësìnë dhe përparësìnë e përpjekjevet të afërta dhe të drejtpërdrejta ndër gjinden e atyre (delegime) ‘orizontale’. Bëhet fjalë për të marrë parasysh zhvillimin njerëzor e plotë dhe jo të katandisur po për rritjen ekonomike e thjeshtë çë arrën tek na nga shumë llargu, sepse “na ngë pranojmë të ndajmë gjënë ekonomike nga ajo njerëzore, zhvillimin nga qyteterimi ku futet”. Shumë-shumë, rreziku sot, në një kontekst ‘të lëngëzuar’, te kriza më e thellë ekonomike dhe te gjëndja lufte e shpërndarë mbi planetin, është ai të rikujtohen realitetet çë bëjnë ballë vetëm lokalisht dhe pothuaj për mrakull. Ë’ ndër këto çë del jashtë numri i zvogëluam themelimesh arbëreshe te Italia e jugut. Arbëreshët, megjithëse zurën vend në mënyrë të qëndrueshme mbi këtë dhe nanimë nga më shumë se pesëqind vjet, kanë ruajtur njëjtësìnë e vet dhe ndjenjën e tyre përkatësìe, megjithë futjen e përzier te konteksti ‘i huaj por jo armik’ të vendësvet me tjetër kulturë.

Sigurisht, gjithë kjo mënd të duket një pikësynim ambicioz, përkundër fjalë më të forta u thanë nga kryetarët e Azìsë dhe të Afrikës të mbledhur ndër 19 dhe 24 prill në Bandung në Indonezì, pas 60 vjetsh nga Konferenca historike çë shtu/iri bazat e Lëvizjes së Vendevet të jo-rreshtuam glatë Luftës së ftohtë. Me shumë përgjegjësì klenë fjalët e presidenti kinez Xi Jinping. Ai u urua një sistem ndërkombëtar “ më i drejtë”, çë të pasqyrojë “influencën rritëse e kombevet aziatike dhe afrikane” dhe çë të jetë “më i gatshëm të njohë se erdhi nanimë epoka ‘jonë’[e Xi-ut]”. Ftoi Vendet e industializuam të “e sosin të vendosin kushtet politike” për hyrjen te ndihmat umanitare dhe bëri një thirrje të fuqishme “sa Vendet e zhvilluam të dhurojnë më ndihma atyre në udhën e zhvillimit”, tue i anangasur “të mbajnë konkretisht premtimet zyrtare ndihmash për zhvillimin e të ia dhurojnë shërbimin Vendevet në udhën e zhvillimit”. Ripohoi se bashkëlidhjet ndërkombëtare, duhet “të mbështeten mbi bashkëpunimin dhe mbi parimin e ‘win-win-it’ – fitim të ndërsjellë –, tue ndërruar rendin dhe sistemin ndërkombëtar ndaj njëi drejtimi më i drejtë dhe me vend, tue dhënë shtysë krijimit të njëi sistemi financiar ndërkombëtar të arsyeshëm, të drejtë, zëmërgjerë dhe i disiplinuam, në mënyrë çë të krijohet më i miri ambient i jashtëm për Vendet në udhën e zhvillimit”. Kujtoi “detyrat morale” e Vendevet të zhvilluara sa të mbajnë lart mbetjen e botës “ pa qëllime dyfishe”. Por 77 shtete e Afrikës dhe të Azìsë përballë sfidavet botërore u takuan, tue prodhuar dy dokumente: “Mesazhi i Bandung-ut” 2015 dhe “Deklarata për përforcimin e partenariatit strategjik të ri ndër Azì dhe Afrikë për të garantuar marrëdhënie përhërë më të ngushta, me legjislacione garante për investime dhe veprimtarì ndërmarrjeje por mbi të gjitha për të vënë në jetë të drejta njerëzore efektive. Konferenca, e papërfillur nga mjetet komunikimi tanë, nga një Amerikë në krizë roli e nga një Evropë e pështjellë në një krizë njëjtësìe, hap perspektiva atje ku Perëndimi ngë di të dalë nga baj/ltërat kulturore e saj._____05.15

una grande famiglia,

con le sue tradizioni, i suoi affetti, le sue abitudini, i suoi tesori e un grande passato

Ka sënduqi...

ATTUALITÀ

Giovedì, Novembre 18, 2004 Luigi Boccia Chiesa e Religione 7856
Discorso pronunciato da S.E. il Card. Camillo...
Lunedì, Gennaio 23, 2006 Luigi Boccia Chiesa e Religione 11748
Secondo la tradizione, i territori dell’attuale...

LA LINGUA - GJUHA JONE

Domenica, Novembre 13, 2005 Luigi Boccia Grammatica 26114
Pagina in allestimento Seleziona la lettera dal menù qui accanto ==> .
Martedì, Marzo 07, 2006 Pietro Di Marco Aspetti generali 11570
E ardhmja e natës agimi. Ti e prite. E ardhmja e agimit dita e plotë. Ti e rrove. E ardhmja e ditës mbrëmja. Ti u krodhe në të. E ardhmja e mbrëmjes...