Shkenca ekonomike

Scritto da Paolo Borgia il . In Varie

StolitAr i kulluar? Jo! Ar i Bolonjës: i kuq për turpërìnë.

Është te llojeja e gjërave se shkenca, në t’u shndërruarit të vazhdueshëm të saj, të jetë shtrënguar të mohojë veten për t’u përtëritur. Kështu mjekësìa u bë ‘Mjekësìtë specialiste’, fizika zbuloi se të njëfishtat ligjë të saj, vënë bashkë, ngë funksionojnë më në mënyrë deterministike dhe ekonomia themeluar mbi parime abstrakte ka dështuar dhe ë’ kapërcyer nga tjera sjellje çë i përkasin njeriut real. Na thonë se “parimi i parë i shkencë ekonomike është se çdo agjent interesohet vetëm leverdìsë/fitimit të vet”(F. Edgeworth, 1881), ku “i vetmi vetë-pranim klënesor/thelbësor për një shkencë përshkruese të sjelljes njerëzore është egoizmi” (D. Mueller, 1986).

Një vizion i tillë i thjeshtësuam pati sukses sepse kush ngë bashkëpranojë idénë e njëi ‘homo oekonomikus’ pa konflikte ndërgjegjeje, ndoshta ngë kish mjete ekonomike të mjaftueshme për t’e kundërshtuar dhe, pa lafe, ngë bëjë pjesë të njëi elite të fuqivet zotëruese koloniale. Llojas për tepër të nënvlerëzuamen ‘S(h)kollë napulitane’ mendimi i të cilës kapercen ndryshkun e pamëshirë të qëroit. Akti njerëzor konkret – ekonomik o joekonomik –, na thotë njëfarë kulturë humaniste, vete në mirëbëmje të vetës o të tjerëvet por edhe për të anangasur përfilljen dashamirëse të tjerëvet: por ndoshta këto janë fantazi të mendimtarëvet, çë donin të rrinin jashtë realitetit. Në mënyrë shumë më empirike shumë skolla amerikane për shitësë, çë kanë ardhur njeri pas tjetrit te të sprasmit një qind e pesëdhjetë vjet u mbështetën mbi vizionin e krishterë të ‘shtatë veset kryesore’.

Këto veprime ‘ngë janë e keqe në vetën’ por ashtu bëhen kur agjenti ë’ sunduar nga ato. Në realitet veprime të tilla janë fryt i vetëdijshëm i vullimit të lirë të tij: janë ‘shtatë motivimet për të vepruar’. Këto motivime, çë mbështetin ekzistencën e njeriut, përdoren te teknikat shitjeje për të shtyjtur klientin potencial të blejë. Ajo ç’ë’ e sigurt se kjo teknikë funksionon, edhé nëse lypset o ë’ ì heshtur bashkuesi i tetë ves kryesor tëspiritualitetit lindor: ‘trishtimi’ çë kundërshton të virtytshmin gëzim ekzistencial. Sigurisht bëhet fjalë për operatorë të lirë nga të ndryshmet var(t)ësì, pohuese o mohuese ngë bën ndryshimin: lodër, bast – sfidë, drogë, modë – ashtu-bëjnë-gjithë, ‘euforì e paarsyeshme’, emulim, ‘flluska/fufa spekulative’, dorëshpuarsì, shoqata, dhurata, themelime pa qimeza, vullnetarizëm.

Një tjetër element abstraktimi e shkencës ekonomike jo të dorës së dytë dhe çë ngë mënd të nënvlerësohet, kle vizioni i tregut ‘qiellor’ përsosurisht konkurrencial në të cilin vepron anonomati, plotësìa e informacionevet dhe ngë çfaqen dinamikat ndërvetjake; këto gjëndje ngë janë te tregu real, vetëm te të sprasmet qëronje nëpër tregun telematik fitohet një paanësì tregtare më e madhe por shpesh zgledhjet e bëra janë pasoja e këshijvet të ndonjëi miku të mirë. Të çarmatos, edhe më shumë, shitblerja e njëi projekti me rreziqe, si mënd t’jetë pajisja aeroplanesh te momenti në të cilin jan’e e vë/ihen në jetë vetëm qëllimet, në një botë në evolucion të shpejtë të teatrit politik dhe të teknologjìvet.

Ekonomia, pra ngë është vetëm shitblerja. Ka për shembull përdorimi përbashku të qosmevet të ‘së mirës së përbashkme’, ka konsistenca e bashkëlidhjevet shoqërore, mundësìa të kesh përpjekje me gjirì dhe miq më shpesh, mirësjellja, ajo gjë më shumë çë gjinon fitime të tërthortë njeritjetri, si mikrokredìa e vënë në jetë nga Muhammad Yunus, ku e vetmja garancì për kreditorin jipet nga ana e ‘kolektivit e përfituesvet’,   ̶ kredìa ngë jipet njëjësvet por njëi grupi vetash.

Të gjithë shumë rolet çë kryejmë te të rruarit tënë të përditshëm pleksen me “të ngurtën dhe të pashuashmen duh’je të lafosuri, shoqërìe, afërmìe, përfilljeje, vërtetimi, qetësimi, pranimi, marrëveshjeje, nderjeje, etj,” për të cilat ngë kanë supermarkete, janë gjëra çë ngë blihen dhe çë e bëjnë e kotë hamendjen shkencore ekonomike.

Për herëkeqe nga këta asiomë çë pamë dhe nga tjerë – paragjykime të vërtetë – buroi në të shumtën pjesë t’u përbërit të botës pasuese, asaj çë arrë/ijti ngjera tek na dhe çë burgosi njeriun brënda njëi ‘të qosme’ filaqì palumturìe dhe çë vështirëson hapjen e bashkëlidhjevet shoqërore dhe të “mbarsjes reciproke” të të vërtetit komunikim ndërvetjak. Thirrja jonë bashkësie të penguame e bën më e vështirë kryerjen vetjake tënë ekzistenciale. Ka shumë të bëhet për të përmirësuar, rivendësuar cilësìnë e gjellës (Lumturia e Brëndëshme Lordo) te familja, te gjitonia, tek ambienti i punës – i ndotur në vertikal dhe në orizontal, në baskëlidhjet hjerarkike dhe ndër kolegët – , pë’dhromë... në klishë por i pari hap çë kemi të bëjmë për ndërrimin është të bindemi për rëndësìnë jo vetëm teorike por pratike të përmasës bashkëlidhore.____06.15

Блогът Click here очаквайте скоро..

Full premium Here download theme for CMS

Bookmaker Bet365.gr The best odds.