Elenco completo delle onorificenze conferite dal presidente Nishani in Calabria

Scritto da Red. Jemi il . In Varie

Visita del Presidente della Repubblica Albanese B. Nishani in Calabria-8Il presidente della Repubblica d'Albania, B. Nishani, nel corso della visita in Calabria il 7 e 8 aprile 2015 ha conferito 7 onorificenze ad artisti e intellettuali arbëreshë. Di seguito riportiamo l'elenco completo delle onofiricenze.

A Giuseppe Cacozza  il titolo “Naim Frashëri” con la seguente motivazione:

PinoCacozzaPresidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 03/04/2015, nr. dekreti 9034 zotit Giuseppe Cacozza Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për vlerat dhe kontributin si shkrimtar dhe kompozitor në dobi të bashkëkombasve të tij të përtejdetit, duke mbajtur gjallë një traditë të madhe të letërsisë dhe kulturës arbëreshe në përgjithësi, kur kohët moderne ushtrojnë trysni ndaj këtyre lloj kulturave të shkëputura nga areali i tyre, siç është ajo arbëreshe”.

A Jeronim De Rada (alla memoria) l'onorificenza "Dekorata e Flamurit Kombëtar" con la seguente motivazione

“Për kontributin e jashtëzakonshëm e të vyer në hedhjen e themeleve të Rilindjes dhe të letërsisë shqipe në shekullin XIX, si dhe për veprimtarinë e gjithanshme politiko-kulturore, letrare e patriotike në afro shtatë dekada, duke u bërë ura lidhëse mes Motit të Madh të Arbrit, kulturës së kohës së Skënderbeut dhe rizgjimit kombëtar shqiptar”.

A Lucia Martino    il titolo “Mjeshtër i Madh” con la seguente motivazione:

“Nëpërmjet këtij vlerësimi shprehet mirënjohja për të gjitha mësueset arbëreshe, këto misionare të vërteta të gjuhës dhe kulturës shqipe, të cilat bëjnë gjithçka për të ruajtur traditat dhe vlerat më të mira të trashëguara nga të parët përgjatë rrjedhave të shekujve”.

Al protopapàs Emanuele Giordano (alla memoria)   l'onorificenza "Dekorata “Nënë Tereza” " con la seguente motivazione

“Në vlerësim të veprës së tij të rrallë si poet, gjuhëtar dhe gazetar, i cili me përkujdesje arbërore dhe përdëllimin e një njeriu të Zotit iu përkushtua përhapjes dhe lartësimit të vlerave të gjuhës, folklorit dhe letërsisë shqipe”.

A Demetrio Emanuele    il titolo “Naim Frashëri” con la seguente motivazione:

“Për kontributin e tij të veçantë në shtypin arbëresh, si një ndjekës besnik i traditës së madhe të gazetave dhe revistave arbëreshe, të cilat u bënë dikur pararoja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke rrezatuar përtej detit dritën e zgjimit kombëtar”.

Ad Anna Stratigò    il titolo “Mjeshtër i Madh” con la seguente motivazione:

“Në vlerësim të artit dhe shembullit të saj, që provon katërcipërisht sesi arbëreshët e lëvrojnë atë për pasion, për të ruajtur dhe pasuruar më tej traditat e origjinës së tyre të patjetërsueshme”.

 

 Fonte: sito della Presidenza della Repubblica d'Albania

Блогът Click here очаквайте скоро..

Full premium Here download theme for CMS

Bookmaker Bet365.gr The best odds.