Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën Shqiptare Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës

il . In Varie

SEMINARI XXXIII DO T’I ZHVILLOJË PUNIMET NË PRISHTINË NGA 18 gusht – 30 gusht
2014

FAKULTETI I FILOLOGJISË I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
Prishtinë, Rruga Nënë Tereza, pn.  KOSOVË


Tel. +38138 222 970
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. È necessario abilitare JavaScript per vederlo., Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. È necessario abilitare JavaScript per vederlo., Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. È necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Drejtor:              Prof. asoc. dr. Bardh Rugova
Bashkëdrejtor: Prof. dr. Aljula Jubani
Sekretar:            Prof. ass. dr. Nysret Krasniqi
Bashkësekretar: Prof. asoc. dr. Persida Asllani
Sekretar profesional: Mr. Blertë Ismajli

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është
themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti
Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë
e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës
shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.
Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e dy sesione. Në vitin 1991 është
ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996
sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e
Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti
2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë
organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të
Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

SEMINARI XXXIII DO T’I ZHVILLOJË PUNIMET NË PRISHTINË NGA 18 gusht – 30 gusht
2014
Arritja e seminaristëve në Kosovë, më 17 gusht 2014 (e diel). Hapja solemne e
Seminarit XXXIII, më 18 gusht 2014 në orën 11:00.
Programi bazë i Seminarit XXXIII:
1. Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri shkallë);
2. Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
3. Ligjërata për letërsinë shqiptare;
4. Referime shkencore;
5. Ligjërata të përgjithshme;
6. Tryezë e rrumbullakët;
7. Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë
natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës;

SESIONI SHKENCOR (29 – 30 gusht 2014)
• Gjuha shqipe dhe ideologjia
• Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha

PARAQITJA DHE REGJISTRIMI

Mbiemri e emri..........................

.............................................................................

Datëlindja, vendlindja............................................................................................

Seksi.......................................................................................................................

Profesioni…............................................................................................................

Kombësia.................................................................................................................

Vendi (shteti)..........................................................................................................

Adresa e saktë…….................................................................................................

Cilin kurs të shqipes do të ndiqni.............................................................................

A do të paraqitni kumtesë ose referim shkencor?
Tema ..........................................
….........................................................................

Drejtoria e Seminarit do t’i mbulojë shpenzimet e vendosjes dhe të
ekskursioneve eventuale në Kosovë. Shpenzimet e rrugës për Prishtinë dhe e
kundërta i heqin vetë pjesëmarrësit. Paraqitja për të marrë pjesë në Seminarin
XXXIII duhet të arrijë në Drejtori të Seminarit deri më 24 qershor 2014,

në një prej adresave të sipërshënuara.

Drejtoria e Seminarit

Блогът Click here очаквайте скоро..

Full premium Here download theme for CMS

Bookmaker Bet365.gr The best odds.

Articoli suggeriti