Te Enjtezin e Madhe
E t’Enjtezin e Madhe e Krishti pir ne pinxoj
M'i mbiodh apostolit oj se gjith' kat mi mbitonj'
E par se t’mi mbitonei e tha gjith’ ju kimnëje bes’
Shin Pietri m’e nigoi oj se njetir kat e shes
.
Shin Pietri ndat nat oj tri her e nigoj
Sa bëri e sa tha oj njera sa gjeli kndoj
Kur ishim ndënjë mbrëma e tha mbjatu këmbët ja lajti
Ja puthi e ja shutarti oj pra vate ket e jëma
Tha mëmiz ki paçenx’ e uratëzin ëm si bir
Ti mua ëm liçenx’ oj ti vete t’a patir
E jëma e bekoi e ai mbjatu nigarroi
Se t’na sallvonei neve oj ndi kopshtit arrivoi
Atje pirgjunja u ul e tha parkales oj Tat
Pir mua ëm lipisi oj t’e qellinj’ kit kulat
Kulatzin ja dirgoi e me një ëngjill ç’ju kallar
Pasiunzin ja burthoi e Krishti m’u abraçar
Krishti mi gjegji rrëmur e nëng bastoi tim zëi rrëçet
Ish Judha tradhitur oj me gjith’ ata suldet
Judha e firsuli e e puthi e judhit pir lesh e zun’
Ndi mest asaj edh’ oj m’e lidhtin e m’e shtun’
Ndi mest asaj udh’ e nji kavallier m’e pa
Trikuzin m’ja preu e Krishti mbi truall mi ra
Krishti mbi truall mi ra e gjakut ç’ju mbrushunar
Se t’vejin’ ata nd’pist oj se krishti na u librar
M’u nistin’ t’mi vejin’ e trikuzin ja shtringuan’
Pirpara ket kj Anna oj me Krishtin arrivuan’
Kj Annë** mbjatu e piejti e ç’lexh çi predikoi
Gjith T’rremet ja rrifiejti oj e liga ç’ish magar
(**Annë: Grande Sacerdote prima di Kaifa. Suocero di Kaifa.)
Gjith’ thojin’ se kjo magar e çi kat jet e vjen
Se shum’ katunde suall oj disturbie guerr’
Krishtit ju hap gola tha kjo nëng ësht virtet
Pirpara gjithfe foli e ja kalltin një shkathet
Ai Marcu kje ci ra sa faqesin ja piasi
Me priejrin popa sa e qelltin ka kajfasi
Kajfasi i rispëndoj tha kuj i biri je
Tha Ësht i biri t’Inzoti po lenie t’ver
Aj Judha u pruar e eruajti tha ki dote lëshonjë
Tha Bëne pa lipisi sa i vdekur but qindronjë
Menatet posa u di t’prëmtesin e madhe
E qelltin ket Pillati me një vajtim t’madhe
Pillati kur e pa me atë kuror
I vun një mandiel t’kuq me kallmesit m’dor
E veshtin ndir t’bardha dreq si angjulet
Si do te bënj Pillati se u jam kutiend
Pillati i rispëdoj se u nëng mut e ngas
Se ki ësht Regji i Madhë e u si kam te vras
Dopun lajti duart e u pruar ka armikt
U ju e kundanarinjë se t’vet t’vdes nd’kriqet
Sepa e Nikollau e ç’ka kriqja e nxuar
Se Shën Mëris bekuar oj vate ja shtun ndir duar
Qani gjith’me lot’ e me hjidhi
Se kësaj rexhin’ bekuar kem t’ja bëmi nj’ kumbanji
Kumbanjis e pashkvet m’ju shtofshin
Krishti ju dhëft parrajsin e ashtuqoft Amen.
Testi forniti da Nicola Bavasso, responsabile gruppo folk
Rilindja di Lungro