Gerbidi e maggesi

Scritto da Paolo Borgia il . In Palazzo Adriano

Indice articoli

Llaze dhe argoma

Ka shkuar më shumë se një shekull nga ndoshta të harruarat ‘Lëvizje të Pallacit Adrian’: një kryengritje fshatare kundër padronëvet, shkaktuar nga ‘pretendimi’ të rritjë pjesën e vet përkatëse në grurë nga 25% njera 30% të të korravet, një kryengritje e shtypur me gjak. Dherat e horës sime jipnin të rrojë ahierna njëi popullsìe të dyfishtë ndaj asaj aktuale. Por mjerisht i pashmangshmi shtim demografik, shkaktuar nga gjëndjet higjienike dhe sanitare dhe ulja e vdekshmërìsë fëmijore, prodhojë një të ngadalshëm por  të vazhdueshëm emigrim drejt ‘botës së re’.
Nga më shumë se pesëdhjetë vjet, sistemi ekonomik shumëmijëvjeçar, themeluar çë kur s’mbahet mend kryesisht mbi vetëprodhimin dhe mbi trambën, jo vetëm të horiçeles sime por të gjithë pellgut mesdheak, çè kish bërë të kësaj treve vatrën kryesore e rritjes kulturore të njerëzimit, u shua. Është gjë të pashmangshme të lypemi psenë e kësaj rënieje shkatërruese ekonomike. Me gjithë reagimin i shpejtë, tek e para pasluftë, e shtetit me entet riforme agrare të tij dhe të individet me themelimin kooperativash dhe me hyrjen makinash (mbjellëse, korrëse) çë te tjerët vende ishin përdorur çë nga shumë qërò. Dalja kle një epokal dështim ekonomik e ndoshta shoqëror dhe kush dështon, dihet, mendon pashmangsisht edhè për një paaftësì të vet.
Llojas se një përgjegje e arsyeshme sot na vjen nga Akademìa mbretërore suedeze e shkencavet me dhënien më 13 tetor 2014 të çmimit Nobel për Ekonomìnë francezit Jean Tirole (Zhan Tiròl). “Një ekonomist nga atà me më autoritet e qëroit tënë”, ai “më se çdo tjetër gjë ka sqaruar si ndëlgohen dhe rregullohen sektoret industrialë me ca pak ndërmarrje të forta zotëruese” dhe përkatësit “dështime të mekanizmavet të tregut”, çë prodhojnë çmime më të lartë ndaj sa de/ojë të ish shkaktuar nga kostot, o mbijetesa e ndërmarrjeve joprodhuese me mekanizma bllokade kundë hyrjes së ndërmarrjeve të reja dhe më prodhuese.
“Nga gjymsa e vitevet ’80 e këtej, ai ka dhënë jetë e re kërkimit për këtë llojè dështimesh të tregut”, tue kërkuar përgjegje njëi pyetjeje për të gjitha: “si duhet të sillen qeverit me kartelet ndërmarrjesh? Dhe si duhet t’i rregullojnë monopolet?”. Puna e tij ka një influencë të fortë mbi mënyrat me të cilat qeverìt drejtojnë shkrirjet o kartelet dhe si duhej të rregullojnë monopolet. “Te një serì artikujsh dhe libresh, Jean Tirolë ka dhënë një strukturë e përgjithshme për të identifikuar/njëjtësuar këtò politika”, tue thënë se më të mirat politika të konkurrencës “duhet të jenë përshtatur me kujdes kushtevet të posaçëm të nganjëi sektori industrial”. Dhe strukturën “e vuri në praktikë njëi numri industrìsh, nga atò e telekomunikacionevet ngjera tek ato bankare”.
 Tirole, ç’është drejtor të institucionit moral Jean-Jacques Laffont të Toulose School of Economics dhe drejtor shkencor të Institutit ekonomìe industriale (IDEI) të Tolosës, përveç se të studimevet për ekonomin industriale, mirret me mikro dhe makroekonomì. Për atë, çë ngë shkon kah oborri i ‘global village owners’, ky çmim, mbatanë ndëlgimit çë ka në vete, përbën një ngulluq oksigjen për vazhdimin e studimevet. Për ne, për të vjetrën botë të pikëlluame, sepse e namatisur me akuzat më të çnderuese, nanì del mundësìa, sidomos për breze/at e ri, për një hulumtim të përpiktë mbi shkeqet e llargëta dhe të afërme dhe për kërkimin e rrugë-daljevet më të afta të tejkalimit të vepravet gënjeshtare, të jashtme dhe të brëndshme, përgjegjëse të rënies së/onë.
Nanimë njeriu ndërroi, duket se vepron si ‘i dopuam’ nga një shkencë çë i jep atij një fuqì pa raste të mëparshëm dhe nga një ekonomì çè jep një shtýemje të pandërprerë (H.Jonas) por çë megjithatë ngë ë’ në gjëndje të marrë mbi vetë një përgjegje të përbërë me një klënësì të re dhe qëllim. Kur, pra, të vepruarit njerezor ngë është ata të njëi vete fizike por të njëi enti anonim, të njëi grupi financiar të madh kush përgjegjet? Kujt? Për çfarë? Për kë? E njëi ndërmarrjeje ku ë’ fryma: vendi i brëndshëm çë ngë mënd të delegohet, ku veta njerëzore jipet dhe njihet si përgjegjës?
Stërfuqìa e grupevet të mëdhenj mbi qeverìtë o të qeverìvet të forta mbi qeverìt e dobëta sidomos pas dështimit të sprasëm të financës hajdhiare, shtyn njeriun, me hapa të shpejtë, nga luftërat lokale ndaj gorromimës së luftës totale dhe bën të kota maskat me të cilat vishen ulqit nën lëkurës qengjthi të butë. Duhet të qortohen, të ndiqen ata njerëz çë mënd dhe çë duhet të shquajnë dhe të vendosin  përmbajtje, mënyrë, drejtim dhe pasojat e të vepruarit për llogarì të Shoqërìsë çë të dalë pameta parimi i ‘përgjegjësìsë’ te bashkëlidhjet ndër ‘grupe’ dhe Shoqërìa dhe institucionet e saj me qëllimin të i siellë tek ata të klënë-unë pjesëmarrës çë ë’ vete vetëm në kushtin e të rruarit të tij me tjerët dhe për të tjerët.____P.Borgia 2.14

Блогът Click here очаквайте скоро..

Full premium Here download theme for CMS

Bookmaker Bet365.gr The best odds.

Articoli suggeriti